Kapen 223 mijë euro në portin e Durrësit, 36-vjeçari tentoi t’i nxjerrë nga Shqipëria

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 10.03.2025, 11:15

Një sasi prej më shumë se 223 000 euro në para të thata, të cilat po tentohej të nxirreshin nga ilegalisht nga Shqipëri, janë sekuestruar sot në Portin e Durrësit.

Policia thotë se ka arrestuar një 36-vjeçar, rezident në Itali, i cili tentoi të nxirrte paratë nga Shqipëria duke i fshehur në çantën e shpinës, pa i deklaruar në pikën kufitare.

Zyrtarët nuk bënin të ditur identitetin e të ndaluarit, dhe as burimin e mundshëm të shumës së madhe të parave, por zhvillimi tregon se teksa disa vite më parë grupet kriminale tentonin të fusnin ilegalisht fitimet nga Evropa, tashmë qendra e aktivitetit të tyre duket se është në Shqipëri.

Policia njoftoi:

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi shqiptar, M. D., 36 vjeç, rezident në Itali, sepse iu gjetën në çantën e shpinës, 223 200 Euro që tentonte t’i nxirrte nga Shqipëria, pa i deklaruar në PKK”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit