“Kini kujdes nga bukët me qofte që shiten në rrugë, burrë dhe grua përfunduam në spital”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.03.2025, 11:37

Një qytetare ka ngritur një shqetësim serioz lidhur me sigurinë e ushqimit që shitet në rrugë pasi ka konsumuar bukë me qofte dhe ka përfunduar e helmuar dhe në spital.

Ajo ka treguar për JOQ ALBANIA se ditën e djeshme ka shkuar në Shkodër me familjen dhe përballë teatrit ka parë disa karroca që shisin bukë me qofte. Duke qenë shtatzënë, ajo ka blerë për veten dhe bashkëshortin, por pasi i kanë konsumuar të dy kanë patur dhimbje barku e shqetësime, ndërsa djali i saj 2-vjeçar që nuk hëngri bukë e qofte fatmirësisht nuk pati asnjë problem.

Ditën e sotme, të dy, burrë dhe grua, kanë përfunduar në spital të helmuar.

Ajo u kërkon qytetarëve të tjerë që të jenë të kujdesshëm nga ushqimi që shitet në rrugë pasi mund të mos jetë i sigurt për konsum, pasi nuk dihet sa kohë mbahen ose si ngrohen produktet. Ajo kërkon që të rritet kontrolli mbi këto karroca që shesin ushqime në rrugë, duke theksuar se siguria për shëndetin e qytetarëve është zero dhe mund të shkaktojë probleme të tjera shëndetësore.

Me këtë postim, qytetarja shpreson që autoritetet përkatëse të ndërmarrin masa urgjente për të kontrolluar dhe siguruar që ushqimet e shitura në rrugë të jenë të sigurta për konsum.

Mesazhi i qytetares:

Përshëndetje, ju lutem postoni këtë mesazh duke kërkuar ndihmën tuaj për të rritur kontrollin mbi karrocat që shesin ushqime në rrugë. Dje shkova me familjen në Shkodër dhe, për shkak të shtatzënisë, mendova të blej bukë me qofte që shiten përball teatrit. Kam blerë dhe herë të tjera, por dje më ndodhi diçka që nuk më kishte ndodhur kurrë. Unë dhe im shoq filluam të kishim shqetësime dhe dhimbje të barkut, dhe fatmirësisht djali im 2-vjeçar nuk hëngri. Nuk e di sa kohë mbahen ose si ngrohen ato dhe i shesin përsëri, por shpresoj që ky postim të sjellë më shumë kontrolle, pasi siguria është e ulët. Dje kishte shumë të tjerë që po blinin, dhe uroj që ata të mos kenë pasuar shqetësimet që patëm ne. Faleminderit!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit