Një emigrant nga Londra ka shprehur shqetësimin e tij për gjendjen e qendrës shëndetësore në lagjen Nr. 1, Bathore, pas disa vizitave që ka bërë atje.
Sipas qytetarit, pavarësisht shërbimit të mirë nga personeli shëndetësor, ambientet e ambulancës ishin të papranueshme dhe të mjerueshme. Ai ka treguar se godina kishte probleme të shumta me lagështirën, mykun në mure dhe pikat e ujit nga çatia duke krijuar kushte të rrezikshme për pacientët dhe personelin.
Shqetësues për të është edhe fakti se para disa kohësh në këtë qendër shëndetësore janë kryer investime në kuadër të një projekti të rregullimit të ambulancave, reklamuar edhe nga ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu, por realiteti tregon dështimin në përmirësimin e kushteve, duke u kufizuar vetëm në lyerjen e ambienteve të brendshme dhe të jashtme.
Qytetari kërkon ndërhyrje urgjente për përmirësimin e kushteve dhe sigurinë shëndetësore të pacientëve dhe stafit, duke apeluar që ky problem të zgjidhet sa më shpejt, për të garantuar shërbime më të mira dhe një ambient të shëndetshëm për të gjithë.
Shkeljet e protokolleve dhe kushte të papranueshme për punë janë një rrezik serioz për sigurinë e pacientëve dhe mirëqenien e stafit mjekësor, dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për të garantuar kushte më të mira pune dhe përkujdesjeje.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje,une qe po ju shkruaj jam nje migrant nga londra,me ka ndodhur te bej disa vizita ne ambulancen e lagjes nr 1 bathore dhe me gjithe sherbinin e marrur nga personeli shendetsor ,per te cilin, shpreh mirnjohje, me ben te ndjehem keq per ambjentin qe eshte miserable, pasi pikon qatia dhe lageshtira ne mure duket harta harta, dhe akoma me keq kur kjo situate eshte krijuar pas nje investimi fallco ne kuadrin e pazarit te vjedhjes per rregullimin e 300.ambulancave,per te cilen vetem eshte lyer me boje dhe nen efektin lageshtire eshte bere e pa mundshme per ti sjell shendet banoreve. Lutemi te vihet dor sa ma shpej ne kushte optimale per ty sherbijer pacientit edhe personelit shendetsor. Qe myku ikrijuar nga lagshtira te mos demtoje shendetin e personelit dhe pacientit.!