Koli Manaj, është shpallur harami i muajit shkurt pasi paraditen e 18 shkurtit, qëlloi me pistoletë bashkëjetuesen e tij, Anila Ndoka dhe duke menduar se e kishte vrarë, vrau edhe veten e tij.
44-vjeçarja qëndroi 5 ditë në spital, por nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagës së marrë në kokë.
Pas ndarjes nga bashkëshorti, me të cilin ka 3 fëmijë, Anila kishte nisur bashkëjetesën me 34-vjeçarin dhe prej 5 vitesh ishin bashkë. Në fillim marrëdhënia e tyre ka qenë e mirë, por javët e fundit kishin nisur problemet mes tyre.
Së fundmi, Anila kishte tentuar t’i jepte fund bashkëjetesës me Kol Manajn, pasi ai ishte i papune dhe luante bixhoz, por kjo ndarje në tentative i kushtoi jetën.