E ofendoi rëndë, fatorino godet me grusht pasagjerin e dehur brenda në urban

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 09.03.2025, 22:15

Një incident i pakëndshëm ka ndodhur ditën e sotme brenda një urbani në Tiranë, ku një pasagjer dhe fatorinoja janë përplasur fizikisht.

Në pamjet e siguruara nga JOQ Albania, fatorino shfaqet duke goditur pasagjerin, pasi ky i fundit e ka ofenduar rëndë.

Sipas qytetarit që ka dërguar videon, pasagjeri ishte në gjendje të dehur dhe refuzoi të paguante biletën, duke thënë: "Sot bileta e urbanit është pa lekë".

Situata ka degraduar shpejt në përplasje verbale dhe më pas në përleshje fizike, duke krijuar shqetësim te pasagjerët e tjerë në urban.

Kjo ngjarje ngre sërish shqetësime mbi sigurinë në transportin publik dhe trajtimin e rasteve të tilla nga autoritetet përkatëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit