Një qytetar shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi akuzohet për plagosjen e një të mituri në Argostoli të Greqisë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur disa ditë më parë, kur 39-vjeçari është përfshirë në një përleshje me një 17-vjeçar, të cilin më pas e ka goditur me thikë.
I mituri është transportuar në spital për mjekim, ndërsa shqiptari është arrestuar dhe vendosur në burg. Gjatë hetimeve, ka dalë në pah se i arrestuari po qëndronte ilegalisht në Greqi, duke mos pasur dokumentet e nevojshme për qëndrimin në shtetin fqinj.