Elon Musk: SHBA duhet të dalë nga NATO. Pse duhet të paguajë për mbrojtjen e Evropës?

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 09.03.2025, 17:22

Elon Musk ka shprehur bindjen se Amerika duhet të dalë nga NATO, duke argumentuar se nuk ka kuptim që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë të paguajnë për mbrojtjen e Europës. Në një postim në platformën 'X', Musk iu përgjigj një komentuesi që bëri thirrje për tërheqjen e SHBA nga aleanca, duke shkruar: "Vërtet duhet, nuk ka kuptim që Amerika të paguajë për mbrojtjen e Europës."

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur administrata amerikane ka kërkuar nga aleatët e NATO-s që të rrisin shpenzimet për mbrojtjen, me qëllim që të lehtësohet ngarkesa financiare që SHBA po mban mbi shpatullat e saj. Ky kërkesë ka ardhur pas një ndryshimi të politikave të SHBA, ku ka pasur një kthesë të papritur në mbështetje të Ukrainës dhe një vendim për të kufizuar stërvitjet ushtarake të përbashkëta, duke njoftuar gjithashtu një plan për të zhvendosur pjesë të forcave ushtarake amerikane nga Gjermania në Hungari.

Ndërkohë, raportohet se presidenti Donald Trump po shqyrton mundësinë e tërheqjes së 35 mijë ushtarëve amerikanë nga Gjermania, sipas burimeve pranë administratës amerikane, siç citon gazeta britanike The Telegraph.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit