Oligarku i Durrësit s’ndalet! Punimet për pallatin 12 katësh vijojnë edhe të dielën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.03.2025, 11:13

Banorët e lagjes 1 në Durrës janë të shqetësuar për ndërtimin e një pallati 12-katësh që po ndërtohet në vijën e parë të shetitores.

Sipas tyre, puna ka filluar para disa muajsh dhe vinçet e ekskavatorët vazhdojnë punën që në orët e para të mëngjesit, duke prishur qetësinë e banorëve, edhe në ditët e pushimit dhe festave.

Sipas tyre një tjetër shqetësim është mungesa e kushteve teknike dhe e tabelës informative që tregon detajet e projektit dhe lejen përkatëse duke nxitur dyshime për ligjshmërinë e ndërtimit.

Banorët kanë deklaruar se pallati po ndërtohet nga biznesmeni oligark Fatmir Vualoti, i cili ka zënë edhe një pjesë të hapësirës publike.

Ata i janë drejtuar autoriteteve, përfshirë policinë dhe bashkinë, por deri tani nuk kanë marrë asnjë zgjidhje.

Ata kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme për të zgjidhur këtë situatë të shqetësueshme edhe ditëve të diela.

Denoncimi i qytetarit:

Miremengjes , Ju luetem beni dicka te mire per komunitetin , denancojeni Fatmir Vualotin pasi te pakten diten e djele njerezit duhet te pushojne. Cdo dite feste na zgjohne qe ne 7 te mengjesit dhe kemi femije te vegjel, punojne jasht cdo kushti telnik . Kjo ndodh tek lagja 1 , ngjitur me pisten.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit