Pamje apokaliptike në Shijak! Tymi i mbeturinave mbulon gjithçka

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.03.2025, 10:10

Prej disa ditësh qytetarët e Shijakut zgjohen dhe flenë mes një masakre mjedisore.

Shumë banorë akuzojnë kryetarin e bashkisë së Shijakut, Elton Arbana se mbledh mbeturinat e qytetit me kamionë dhe i dërgon në fshatra për t’i djegur për shkak të mungesës së një vendi të përshtatshëm për grumbullimin e tyre.

Ata thonë se shpesh mbeturinat digjen natën, duke krijuar një situatë të rëndë për banorët që vuajnë nga ndotja dhe era e fortë e tymit.

Ndërkohë prania e fabrikave në këtë zonë e çon ndotjen e ajrit në nivele më alarmante.

Banorét kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet për të ndaluar këtë masakër mjedisore.

Kjo është një situatë që kërkon vëmendjen e menjëhershme nga autoritetet lokale dhe qendrore për të garantuar kushte të sigurta dhe të shëndetshme për qytetarët e Shijakut.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit