Një 80-vjeçar që vuan nga skleroza ka humbur pasditen e sotme në Tiranë, duke alarmuar familjarët.
Nipi i tij ka kontaktuar redaksinë e JOQ Albania për të kërkuar ndihmë në gjetjen e të moshuarit.
Sipas familjarëve, Nusret Shuapi është larguar nga banesa për një shëtitje dhe nuk është kthyer më. Ai është parë për herë të fundit rreth orës 14:30 në zonën e ish-parkut të autobusëve, në Tiranë.
Nipi i tij ka bërë thirrje për ndihmë dhe ka lënë një kontakt për këdo që mund të ketë informacion mbi vendndodhjen e tij.
Nëse dikush e ka parë ose ka ndonjë informacion, ju lutemi të telefononi në numrin: +355672067737.