A do të bëhemi ndonjëherë “njerëz”?

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 08.03.2025, 18:05

Kaos dhe mungesë disipline në trafik në zonën e Unazës së Re, Paskuqan. Në pamjet e siguruara nga një qytetar, duket qartë sesi disa shoferë kanë zgjedhur të shmangin radhët e gjata duke përdorur korsinë anësore të rrugës, duke kaluar mbi vijat e bardha dhe trotuarin.

Ky fenomen, i cili po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm në zonat me trafik të rënduar, tregon një mungesë të theksuar të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor. Veprime të tilla jo vetëm që rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik, por edhe përkeqësojnë situatën, duke krijuar kaos dhe bllokime të mëtejshme.

Mesazhi i qytetarit:
"Përshëndetje JOQ, shih çfarë po bën bota në trafik në Unazën e Re, Paskuqan. Ja dhe tjetri. Faleminderit."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit