Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 08.03.2025, 17:39
Policia e Kamzës ka arrestuar pesë persona pas një sherri mes dy familjeve në Valias.
Në pranga janë vënë babai me dy djemtë e njërës familje dhe babë e bir të familjes tjetër.
Bëhet fjaë për qytetarët me inicialet S. K., 57 vjeç, J. K., 28 vjeç, J. K., 35 vjeç(babai me dy djemtë) G. D., 54 vjeç dhe R. D., 30 vjeç(babë e bir), të cilët janë konfliktuar me njëri-tjetrin me sende të forta për motive të dobëta.
Ndërsa gratë e përfshira në konflikt, qytetaret me inicialet V. K., 55 vjeçe, R. A., 24 vjeçe dhe L. D., 53 vjeçe u proceduan në gjendje të lirë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR