Sonte e nesër kufizohet lëvizja në ‘lotin 1’ të Unazës së Madhe për shtrimin e asfaltit

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 08.03.2025, 16:55

Lëvizja në lotin e parë të Unazës së Madhe të Tiranës, do të kufizohet përkohësisht në datat 8 dhe 9 mars.

Zyrtarët ARRSH njoftojnë drejtuesit e mjeteve se devijimi i lëvizjes bëhet në kuadër të fazës përfundimtare të asfaltimit, hedhjen e asfalt-betonit në aksin nga “Sheshi Shqiponja” deri në urën e “Lumit të Tiranës”.

“Në kuadër të fazës përfundimtare të punimeve të ndërtimit të rrugës në objektin: Plotësimi, Rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT, pjesë e Unazës së Madhe të Tiranës, në datat 08-09.03.2025 është planifikuar të realizohet shtresa e asfaltobetonit në aksin kryesor të këtij segmenti, konkretisht nga ish-Sheshi Shqiponja deri tek ura e Lumit të Tiranës”, informon ARRSH, duke shtuar se devijimi i lëvizjes do të bëhet gjatë orëve të natës midis orëve 20:00 dhe 06:00.

Në datën 08.03.2025 ora 20:00-06:00 do të kryhen punimet në krahun e djathtë të aksit kryesor dhe për pasojë do të bllokohet lëvizja e automjeteve në Tunelet nr.2 (rryma e trafikut që vjen nga autostrada Tiranë-Durrës me drejtim Unazën Veriore) dhe Tunelin nr.1 (rryma e trafikut që vjen në aksin kryesor nga Teodor Keko me destinacion Unazën Veriore). Në datën 09.03.2025 (ora 20:00 – 06:00) do të ketë punime në krahun e majtë dhe trafiku duhet të devijohet për në nënkalimin e Paskuqanit duke i drejtuar automjetet në rrugët që lidhen me këtë nyje”, njofton më tej autoriteti i rrugëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit