Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 08.03.2025, 16:40
Një 31-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për disa akuza, u arrestua në Tiranë.
Bëhet fjalë për Kristian Kovaçi (Pacani), i cili ishte nën masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprat penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur" dhe "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit", vendosur nga Gjykata e Lezhës.
Ai ishte gjithashtu i dënuar nga Gjykata e Shkodrës me 3 vite e 4 muaj burg për "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Ndërkohë veprime të mëtejshme do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë.
Njoftimi i Policisë:
Vijojnë operacionet për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Finalizohet operacioni policor i koduar "Escape", i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 3.
Kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve",“Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit ”, për llogari të DVP Lezhë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Escape", si rezultat i të cilit u bë kapja e shtetasit:
– K. K(P)., 31 vjeç, banues në Lezhë.
Këtë shtetas, Gjykata e Apelit të Shkodrës e ka dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Gjithashtu, Gjykata e Lezhës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Veprime të mëtejshme do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR