Marshimi protestues i grave në Tiranë për ditën e 8 Marsit duket se është tentuar të kthehet, nga një mjet sensibilizimi kundër dhunës ndaj grave, në një tentativë normalizimi të personave transgjinorë dhe përfshirjen e tyre në seksin e kundërt, sipas disa politikave të dyshimta të rrymave liberale që tashmë po përmbysen në të gjithë botën.
Madje transgjinori 'Anxhela' në radhët e para të protestën e sotme në Tiranë, mbante një pankartë provokuese ku thuhej “Jemi gra të egra”, duke tentuar të konfirmojë fshehtësisht se meshkujt biologjikë “mund të përfshihen te gratë”, dhe gjithashtu duke përmendur në mënyrë absurde “të egrën”, në një kohë kur përpjekja supozohet të luftojë dhunën, egërsinë apo konfliktin.
8 marsi, simbol i protestës së grave në Nju Jork mbi një shekull më parë për kushte më të mira në punë dhe të drejtë vote, në Shqipëri shënohet si një ditë respketimi i mirënjohjeje ndaj nënave e grave.
Por vitet e fundit çështja merr më shumë kuptim prej dhunës në rritje të partnerëve meshkuj ndaj grave, të nxitur nga shoqëria që po degradon prej materializmit, etjes për paranë e luksin, te reklamuara gjerësisht në media.
Nuk dihet nëse mbrojtja e komunitetit LGBTI mund të përfshihet në tematikën e 8 marsit, por duket qartë se këto grupe po nxiten të përfshihen në çdo aktivitet për të normalizuar prezencën e tyre, edhe pse shoqëria nuk e ka idenë përse kjo ndodh.
Anxhela në radhët e para të protestën e sotme në Tiranë, mbante një pankartë provokuese ku thuhej “Jemi gra të egra”, duke tentuar të konfirmojë fshehtësisht se meshkujt biologjikë “mund të përfshihen te gratë”, dhe gjithashtu duke përmendur në mënyrë absurde “të egrën”