Një marshim i grave në kryeqytetin e Kosovës për Ditën Ndërkombëtare të Gruas është kthyer në protestë ndaj policisë e gjykatave që kanë dështuar në mbrojtjen e tyre.
Marshimi me moton “Marshojmë për njana-tjetrën”, i organizuar nga Kolektivi “Marshojmë, s’festojmë”, ka përcjellë mesazhe të shumta kundër dhunës ndaj grave dhe kundër materializmit e paditurisë së shoqërisë në përgjithësi.
"Drejtësia me vonesë është padrejtësi", "Sot marshojmë çdo ditë luftojmë", "Trupi jem e drejta jem", janë disa prej sloganeve në pankartat që mbajnë në duar pjesëmarrëset.
Ndërsa teksa procesioni kaloi para Këshilli Gjyqësor dhe ndërtesës së Policisë, gratë hodhën ngjyrë të kuqe dhe tymues.
Bilbilë e fishkëllima gjithashtu dëgjoheshin në protestën e grave prishtinase, që u ndoq nga forca të konsiderueshme policie.
Teksa procesioni kaloi para Këshilli Gjyqësor dhe ndërtesës së Policisë, gratë hodhën ngjyrë të kuqe dhe tymues.