Një aksident është regjistruar sot në hyrje të qytetit të Vlorës në afërsi të “Paraburgimit”.
Një automjet fuoristradë me shpejtësi të lartë ka dalë jashtë kontrolli duke përplasur pesë automjete të parkuara dhe më pas është përmbysur. Drejtuesi i automjetit tip “Porche” ka marrë dëmtime dhe është shoqëruar në spital ndërsa dëme të konsiderueshme materiale janë shkaktuar nga përplasja e fortë.
Policia tha se shkak i aksidentit të frikshëm në zonën e banuar, dyshohet se është humbja e kontrollit si pasojë e shpejtësisë tej normave.
Hetimet vijojnë për saktësimin e rrethanave dhe llogaritjen e dëmeve të aksidentit.