Kryeplaku dhe Metropolia refuzojnë të rinovojnë kishën e banorëve në Gjirokastër

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 08.03.2025, 13:15

Besimtarë ortodoksë të rrethinave të Gjirokastrës denoncuan sot në redaksi refuzimin dhe arrogancën e zyrtarëve vendorë dhe ato të metropolisë së qytetit për të rinovuar kishën e fshatit Kline, e cila nuk mund të përdoret nga banorët prej shembjes së çatisë dhe gjendjes së shkatërruar ku gjendet.

Në pamjet e dërguara, kisha e vjetër ortodokse megjithëse një strukturë elegante e shumë dekadave më parë, shihet e neglizhuar dhe me një pjesë të çatisë së shembur, çka e bën të përpërdorshme nga besimtarët.

Vendasit thonë gjithashtu se kanë mbledhur një shumë modeste parash për t’u përdorur për rinovimin, por çuditërisht kryeplaku i fshatit dhe metropolia e Gjirokastrës nuk tregojnë asnjë interes për çështjen, madje me arrogancë refuzojnë shqetësimin e besimtarëve.

Ata kërkojnë rinovimin e kishës së fshatit të tyre nga zyrtarët që mbajnë postet pikërisht në shërbim të besimit, dhe jo të tallen me shqetësimet e qytetarëve apo t’i lënë ata pa një vend lutjeje prej neglizhencave fëminore e dashakeqe.

“Jam nga fshati Krine, Gjirokaster, kemi nje Kishe te vjetër ne fshat, kishes i ka ren catia dhe nuk ve njeri dore. Nuk interesohet njeri fle kryeplaku i fshatit nuk intersesohet dhe nuk ka dhe qejf qe ti behet çatia. Jane mbledhure dhe 6mij euro na njerzit per rinovimin e kishës, sipas mundësive te tyre. Kane shkuar njerzit te mitropolia por ata tallen, thone skemi gje ne dore. Dhe strumbullari i kesaj eshte kryeplaku i fshatit.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit