Qytetarë të zonës ‘Fresku” në Tiranë kanë denoncuar sot gjobitje abuzive të automjeteve të tyre në parkimet e lejuara pranë banesave, nga zyrtarë të policisë rrugore.
Në pamjet e dërguara nga kompleksi rezidencial ‘Fiori di Bosco’ shihen makinat e parkuara ligjshmërisht anës rrugës me një drejtim para pallatit të tyre, por rregullisht efektivët vijnë për të gjobitur mjetet, sipas denoncimit, për të favorizuar një biznes lavazhi e parkingu aty pranë me të cilin kanë lidhje.
Me të drejtë rezidentët e quajnë sjelljen “një turp”, për të përfituar para të fituara me djersë nga qytetarët, ose për t’i intimiduar ata të përdorin biznese e shërbime për të cilat nuk kanë nevojë.
Ata kërkojnë që zyrtarët t’i japin fund sjelljeve të tilla të tipit mafioz dhe të ruajnë integritetin qytetar dhe profesional, siç kërkon detyra që kanë zgjedhur të bëjnë.
Denoncimi qytetarit:
“Dhe rruga ështe 1 sens kalimi, Ku jep te drejte te lejohet parkimi, Vejn gjoba sot dite e shtune, pa sinjalistike, vetem te mbushin arken e tyre. Ku shprehet dhe drejtori pergjithshem qe sdua numra gjobash, disa jane gjoba fasade, arsyeja eshte sepse shefi tyre ka marrdhenie te mira me lavazhin dhe parkimin ne hyrje, qe te detyrohen njerzit te parkojn aty. Turp i madh, eshte e disata here qe vijn ata te rrugores se shtetit vene gjoba pa tabele. Aty lejohet te parkohet dhe eshte rruge me 1 sens kalimi, krahu tjeter me tabel resident, ky krah mjetesh ku jane gjobat eshte pa tabele. Gjoba ne flete shkruhet ‘me tabele ndalim-qendrimi’”.