“Elton Arbana po na mbyt: Djeg mbeturina natën dhe ne s’marrim dot frymë”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.03.2025, 11:50

Për disa ditë radhazi, në zonën e Shetelit digjen mbeturina dhe sipas banorëve pas kësaj masakre mjedisore fshihet kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana.

Ata thonë se mbeturinat e qytetit dërgohen çdo ditë me kamionë në Shetel dhe për shkak të mungesës së një vendi të përshtatshëm për grumbullimin e mbeturinave, këto shpesh digjen natën, duke krijuar një situatë të rëndë për banorët që vuajnë nga ndotja dhe era e fortë e tymit.

Banorët kanë shprehur shqetësimin e tyre, duke thënë se ky akt ka ndodhur disa herë dhe se nuk po mund të dalin dot nga shtëpitë për shkak të ndotjes së ajrit. Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet për të ndaluar këtë praktikë dhe për të siguruar një trajtim më të shëndetshëm të mbeturinave.

Kjo është një situatë që kërkon vëmendjen e menjëhershme nga autoritetet lokale dhe qendrore për të garantuar kushte të sigurta dhe të shëndetshme për qytetarët e Shijakut.

Denoncimi i qytetares:

“Pershendetje JOQ esht e disata here qe ne zonen e Shetelit te Shijakut kryetari i bashkisë Elton Arbana i ven zjarrin mbeturinave bashkija e Shijakut dergon cdo dit kamjonat me mbeturinat e gjith Shijakut. Si pasojr qe mbushet dhe skan ku ti cojn kto i ven zjarrin naten qe ne mos t'i shikojmë. Ju lutem publikojeni se po bohet situata shum shqetësuese nuk po dalim dot nga shtepija pasi nuk po marrim dot frym. Vete kryetari bashkisë punso njerez naten i vjen mbeturinave zjarrin e ka bo shum here nuk eshtr hera pare dhe gjen si justifikim qe nuk eshte e vertet po keto vete ja ven zjarrin mbeturinave pasi mbushet plot”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit