5 studentë ‘të fuqishëm’ magjistraturës i bëjnë shantazh drejtorit pasi u kapën me kopje

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 08.03.2025, 11:33

Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi ka denoncuar në një intervistë se po i bëhet shantazh për shkak të funksionit si drejtues i shkollës nga studentë të penalizuar pasi u kapën duke kopjuar në provim.

Rakipi nuk përmendi emra, por la të kuptohet se shantazhi i vjen nga brenda sistemit të drejtësisë.

“Elementi integritet në tërësinë e tij, lë shumë për të dëshiruar në sistemin tonë”, tha ai, duke shprehur keqardhjen për standardet e ulëta të integritetit në institucionet ligj-zbatuese dhe arsimore shqiptare, të cilat për fat të keq reflektohen më pas në korrupsionin e jetës publike.

“Unë shoh lehtësi në shkeljen e rregullit, lehtësi në shkeljen e ligjit, shoh mungesë humanizmi, mungesë interesi për të luftuar për të mirën publike, shoh shmangie nga trajtimi i gjërave thelbësore. E kam fjalën për gjithë sistemin, duke nisur nga shkolla jonë”.

Në lidhje me studentët që kërcënojnë ndaj përjashtimit të tyre, Rakipi shtoi:

“Në shkollën tonë janë përjashtuar 5 studentë, sepse kanë kopjuar gjatë provimit. Kjo ka qenë një ngjarje e pazakontë në shkollën tonë dhe përjashtimi i tyre ka ardhur si rezultat i shkeljes së Kodit Etik dhe Integritetit, tek i cili ne besojmë që magjistrati duhet të ketë. Shkelja e rëndë ka reflektuar pikërisht atë dobësi që sapo thashë, lehtësinë me të cilën trajtohet ligji, duke mos dhënë shpresë që gjyqtari i ardhshëm të ketë këtë lloj dinjiteti.”

I pyetur sesi ka mundësi që këta studentë mund të shantazhojnë një drejtor fakulteti, ai u përgjigj:

Ka shumë interesa këtu, ka njerëz që i mbështesin. Plagjiatura në këtë sistem, përvetësimi i titujve akademikë dhe kapardisja me to, kur nuk i meriton është një ves dhe sjellje shumë e përhapur në sistem. Këtu e shoh dhe arsyen që integriteti i sistemit duhet marrë seriozisht.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit