Atentat shqiptarit në Selanik, plagoset me dy plumba

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.03.2025, 10:07

Një shqiptar, ende i paidentifikuar është plagosur rëndë në orët e para të mëngjesit te sotëm në Greqi.

Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur në Neapoli të Selanikut, rreth orës 05:00, kur një shtetas ende i paidentifikuar, ka hapur zjarr ndaj shqiptarit duke e qëlluar dy herë me armë.

Shqiptari ndodhej i ulur bashkë me një shokun e tij, jashtë një dyqani, në momentin që është qëlluar.

Ai ka marrë dy plumba në bark dhe është transportuar në gjendje të rëndë drejt spitalit “Ippokrateio”.

Policia greke ka nisur hetimet për ngjarjen dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e saj me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit i cili ka mbërritur me këmbë në vendin e ngjarjes dhe po ashtu edhe është larguar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit