‘Ç’të keqe ka?’/ Videoja virale në TikTok, pushohet nga puna stjuardesa që bëri twerk në avion

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 07.03.2025, 23:53

Një stjuardesë e Alaska Airlines është pushuar nga puna pasi publikoi një video duke bërë twerking në një avion bosh. Ajo ka shpjeguar arsyen pse e bëri këtë, ndërsa kompania ajrore ka lëshuar një deklaratë mbi vendimin e saj.

Nelle Diala, e cila kishte vetëm gjashtë muaj në këtë punë, u filmua duke kërcyer në korridorin e avionit para se pasagjerët të hipnin. Ajo postoi videon në TikTok me përshkrimin "Çfarë të keqe ka një twerk para punës?", por nuk e priste që ky moment të kishte pasoja të rënda për karrierën e saj.

"Nuk mendova se të qenit kaq e lumtur mund të kthehej në diçka të tillë," tha ajo për Inside Edition. "Thjesht doja të motivoja veten për ditën që më priste."

Por pasi videoja u bë virale, Alaska Airlines vendosi ta pushonte nga puna, duke argumentuar se ajo kishte shkelur politikën e kompanisë mbi përdorimin e rrjeteve sociale.

"Isha shumë krenare për veten që arrita deri këtu," u shpreh Diala, duke sqaruar se videoja ishte një mënyrë për të festuar përfundimin e periudhës së saj prove në kompani. "Nuk mendoja se mënyra si kërceja do të konsiderohej e papërshtatshme."

Reagimi i Alaska Airlines

Në një deklaratë pas incidentit, kompania ajrore tha: "Nuk komentojmë për çështje të personelit, por mbajmë standarde të larta për sjelljen dhe kujdesin ndaj pasagjerëve. Të gjithë punonjësit tanë të rinj, përfshirë stjuardesat, kalojnë një periudhë prove."

Diala, e cila e cilëson vendimin e kompanisë si të padrejtë, ka hapur një faqe GoFundMe për të kërkuar ndihmë financiare, duke shkruar: "Humbja e punës ishte shkatërruese. Kam qenë gjithmonë e kujdesshme me atë që ndaj në internet dhe nuk mendova se kjo video, e cila nuk e përmendte as kompaninë me emër, do të më kushtonte karrierën. Jam duke kërkuar një mundësi të re dhe po përpiqem të eci përpara."

Fushata e saj arriti të mbledhë mbi 3,000 dollarë, por më pas ajo ndaloi pranimin e donacioneve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit