Të gjithë besojmë se qeni ynë është më i bukuri në botë, por ekspertët kanë përcaktuar shkencërisht cilat raca janë më estetike, bazuar në të ashtuquajturin "raporti i artë".
Ky raport matematikor përdoret për të matur simetrinë dhe harmoninë e tipareve, duke përcaktuar bukurinë në mënyrë objektive. Përmes tij janë vlerësuar si ndër personat më të bukur në botë emra të njohur si Zendaya, Jodie Comer, Bella Hadid dhe Ariana Grande, si dhe aktorë si Aaron Taylor-Johnson, Lucien Laviscount dhe Paul Mescal.
I njëjti kriter është përdorur për të analizuar racat më të njohura të qenve, dhe sipas një studimi nga money.co.uk, këto janë 10 racat më të bukura bazuar në përputhjen me raportin e artë:
Ndërkohë, disa nga racat që u renditën më pak të bukura sipas këtij standardi ishin Shih Tzu, Bulldog dhe Rottweiler.
Eksperti i sigurimeve për kafshët shtëpiake, Salman Haqqi, komentoi rezultatet duke theksuar se, pavarësisht nga këto klasifikime, çdo qen është unik dhe i bukur për të zotin e tij. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e sigurimit të qenve për të shmangur shpenzime të papritura dhe për të garantuar një kujdes optimal për ta.
Cairn Terrier
West Highland White Terrier
Border Collie
Rhodesian Ridgeback
Welsh Terrier