Familja Mamaqi në Bubq tashmë ka një shtëpi të re, falë mbështetjes së Fondacionit Golden Eagle. Pas publikimit të rastit nga JOQ Albania, drejtuesi i Fondacionit Golden Eagle, z. Shaqir Palushi, udhëtoi drejt Shqipërisë për t’i dhënë lajmin e gëzueshëm familjes Mamaqi. Ky akt i bukur solidariteti erdhi pas nevojës urgjente që kishte familja për një strehim.
Si fillim u sigurua leja e ndërtimit për shtëpinë e re dhe më pas u punua për ndërtimin e saj. Ëndrra e familjes Mamaqi për të pasur një strehë të ngrohtë dhe të sigurt, u realizua! Fondacioni Golden Eagle ka ofruar gjithmonë mbështetje për ata që kanë nevojë, dhe ky është një ndër rastet e shumta kur ky fondacion u ka ardhur në ndihmë familjeve shqiptare.
Kjo është një histori frymëzuese e solidaritetit dhe mbështetjes, dhe shpresojmë që të tjerë mund të marrin shembull nga ky akt i bukur.