Shqiptari Arlindo M. tentoi të kryente një sulm të dhunshëm në një stacion policie në Linz am Rhein, Gjermani, gjatë muajit shtator. Pavarësisht përpjekjeve të tij, ai u neutralizua nga forcat e rendit pasi goditi për orë të tëra një bravë xhami antiplumb brenda komisariatit.
Prokuroria publike, e cila kërkoi njëmbëdhjetë vjet burg për të, e përshkroi ngjarjen me këto fjalë:
"Rreth orës 02:40, i armatosur me një hanxhar me teh 47.3 centimetra, ai hyri në stacionin e policisë me qëllimin për të vrarë të gjithë oficerët e pranishëm."
Sipas prokurorisë, ai goditi rreth 50 herë dritaret e komisariatit duke bërtitur se ishte aty për të ekzekutuar policët dhe nuk do të ndalej derisa të humbiste jetën.
Hetimet zbuluan se gjatë sulmit, Arlindo M. bërtiti fraza të lidhura me ekstremizmin, ndërsa një efektiv policie arriti ta neutralizonte me një Taser, duke i dhënë fund situatës së rrezikshme.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, hetuesit gjetën prova të radikalizimit, përfshirë një flamur të Shtetit Islamik (IS) të pikturuar në mur. Sipas gjykatës, i pandehuri ishte i ndikuar nga propagandat ekstremiste në internet.
Në dhënien e vendimit, gjykata mori parasysh faktin se askush tjetër nuk u lëndua gjatë incidentit, përveç vetë të pandehurit.
Gjithashtu, u theksua se Arlindo M. vuan nga një çrregullim personaliteti dhe se pak para ngjarjes kishte humbur punën dhe ishte ndarë nga bashkëshortja e tij.