Taksistët kundër mjeteve elektrike, protestë para bashkisë së Sarandës për licencat ‘e padrejta’

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 07.03.2025, 17:59

Taksistët e vetëpunësuar në Sarandë kanë protestuar sërish para bashkisë së qytetit kundër licencave për kompanitë elektrike që subvencionohen ndjeshëm nga politikat “e gjelbra ndërkombëtare” dhe po shkatërrojnë biznesin e taksistëve tradicionalë.

Ata thanë se nga 150 taksi në qytet numri i tyre është dyfishuar duke shkatërruar profesionin, bllokuar vendet e parkimit dhe rënduar trafikun në rrugët e ngushta të qytetit.

Protestuesit kanë theksuar se ndihma financiare që çuditërisht jepet për taksitë elektrike është e padrejtë dhe po dëmton rëndë shoferët e taksive tradicionale.

Sipas tyre, taksitë elektrike përfitojnë nga subvencione dhe favore të tjera që i japin mundësi të konkurrojnë me çmime më të ulëta, ndërkohë që ata që ofrojnë shërbime me makinat tradicionale janë të detyruar të përballen me shpenzime më të mëdha dhe kushte më të rënda.

Një tjetër shqetësim i shoferëve të taksive ka të bëjë me trafikun që është rritur si pasojë e numrit të shtuar të automjeteve që operojnë në qytet. Ata theksojnë se taksitë elektrike po kontribuojnë në ngarkesën e rrugëve, duke e bërë më të vështirë lëvizjen në trafikun urban.

Shoferët kërkojnë që Bashkia të rivlerësojë politikën e dhënies së licencave për taksitë elektrike dhe të krijojë kushte të drejta për të gjithë ata që operojnë në këtë sektor.

Taksistë në disa qytete të Shqipërisë kanë protestuar për licencat e panumërta të dhëna nga autoritetet për mjetet elektrike, që konkurrojnë në kushte të pabarabarta me taksitë tradicionale dhe shtojnë numrin e automjeteve në rrugë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit