Banorët e fshatit Myq-Mamëz denoncojnë Bashkinë Kukës: Fondet e rrugës së premtuar mbeten vetëm në letër

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 07.03.2025, 17:05

Banorët e fshatit Myq-Mamëz, në njësinë administrative Surroj të Kukësit, janë përballur me një situatë të vështirë për shkak të gjendjes së mjerueshme të rrugës që lidh zonën e tyre me pjesën tjetër të qytetit. Sipas një qytetari që na shkruan, megjithëse Bashkia Kukës ka shpallur fondin për rikonstruksionin e rrugës më 9 gusht 2024, punimet ende nuk kanë nisur, pavarësisht se ishin parashikuar të fillonin në dhjetor të po atij viti.

Qytetari shprehet se premtimi i kryetarit të Bashkisë Kukës, Albert Halilaj, ka mbetur i parealizuar dhe dyshojnë se fondet e destinuara për këtë projekt mund të jenë përdorur për arsye të tjera, duke qenë se zgjedhjet po afrojnë.

Ai thekson se kanë organizuar dy protesta përpara Bashkisë, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga autoritetet dhe asnjë përfaqësues i institucionit nuk ka dalë për të komunikuar me ta.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje JOQ desha te bej nje denoncim per Bashkine Kukes . Jemi disa banore te fshatit Myq-Mamez , Surroj Kukes dhe kemi nje problem me rrugen pasi eshte ne gjendje shum te mjerueshme dhe me kryesorja eshte se Kryetari Bashkis Kukes Z.Albert Halilaj ka publikuar fondin e kesaj rruge me daten 9 gusht 2024 qe rruga do fillone te Dhjetor po te ketij viti por mesa duket keto fonde ju duhen per shkak se tani po afrojne zgjedhjet . Po ju demostroj dhe faktet qe vete Kryeri i Bashkise ka premtuar dhe publikuar punimet por ato punime nuk kane filluar anjehere ... Ne si banore te kesaj zone kemi bere 2 here proteste perpara Bashkise por kryetari Bashkise as nuk ka dalur per te diskutuar fare me popullin ju lutem a mund ta publikoni kete lajm qe te meren masa dhe problemi yne te gjej nje zgjidhje. Faleminderit anonim ju lutem !

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit