E reja nga Berati akuzohet për shfrytëzim prostitucioni të dy motrave, njëra e mitur

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 07.03.2025, 15:10

Një 19-vjeçare është arrestuar nga policia e Beratit, pasi akuzohet se shfrytëzonte për prostitucion dy motra, njëra prej tyre e mitur. Arrestimi u krye pas një hetimi që zgjati rreth dy muaj dhe ishte pjesë e operacionit të koduar “Multiple”.

Sipas burimeve, vajza e arrestuar, S. K., dyshohet se kishte detyruar 19-vjeçaren A. A. dhe motrën e saj 15-vjeçare të ushtronin prostitucion. Ndërkohë, ndaj dy motrave është ngritur procedim penal, por ato do të hetohen në gjendje të lirë.

Gjatë të njëjtit operacion, policia ka ndaluar edhe K. B., i cili dyshohet se merrej me vendosjen e basteve sportive përmes celularëve. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi një shufër hekuri, një elektroshok, një shkop bejsbolli, dy maska dhe shtatë celularë.

Përveç tij, në hetim janë vënë edhe dy persona të tjerë, vëllai i tij V. B. dhe 19-vjeçari B. E., të cilët gjithashtu dyshohen për përfshirje në këtë aktivitet të paligjshëm. Hetimet për rastin vazhdojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit