Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e një personi të dyshuar për vjedhje. Foto e tij është publikuar për identifikim.
Ai dyshohet për vjedhjen që ndodhi rreth dy vite më parë në parkingun e një qendre tregtare në Prizren.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personave të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim identifikimit dhe lokalizimin të tijë lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët”, thuhet në njoftim.
“Personi i pa njohur NN Personi kërkohet , për veprën penale “Vjedhje” e cila ka ndodhe me datë 20.10.2023 në parkingun e qendrës tregtare e cila gjendet në rrugën “Brigada 125” në Prizren”.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor, thuhet në njoftim.