Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, sot në konferencë për shtyp ku promovoi katin e renovuar të Klinikës Infektive, foli edhe për parkingun në Qendrën Klinike, ndërsa tha se marrëveshja me kompaninë shqiptare mund të anulohet nëse kundër saj janë qytetarët.
“Tani ka ende filtra të caktuar që duhet të kalojnë nga Qeveria, nëse kalojnë, në rregull, nëse nuk kalojnë do të shpallim sërish konkursin. Nuk është nënshkruar marrëveshja. Nëse nuk i pëlqen publikut, unë jam për mosnënshkrimin e saj. Mendoj se parkingu në Qendrën Klinike po shkakton shumë ankth.
Gjithmonë do të thotë shumë për mua ajo që dëgjoj nga publiku. Nëse më thonë se diçka nuk është në rregull, lëshohet edhe në Qeveri dhe nëse më thonë se ka lëshime, nuk kemi asgjë. Do ta anulojmë, do ta ribotojmë, thjesht do të humbim një vit kohë”, tha ministri Taravari.