Mosparaqitja e Kurtit në Prokurori, ambasada britanike: Të veprohet në përputhje me Kushtetutën

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07.03.2025, 12:54

Kryeministri Albin Kurti, për të katërtën herë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për t’u paraqitur në cilësinë e dëshmitarit.

Lidhur me këtë, kanë folur nga ambasada e Britanisë në Prishtinë.

Në përgjigjen e kësaj ambasade theksohet se respekti ndaj sundimit të ligjit është tipar thelbësor i demokracisë së Kosovës.

“Respekti për sundimin e ligjit është një tipar thelbësor i demokracisë së Kosovës. Ne i nxisim të interesuarit në këtë rast që të veprojnë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe të respektojnë procesin e duhur ligjor dhe të punojnë në interesin më të mirë të vendit”, thuhet mes tjerash në përgjigjen e ambasadës britanike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit