VLEN: Tendat e BDI-së u mbyllën sërish, vajtonin për gjeneralin që kishte luftuar kundër liderit të tyre

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07.03.2025, 12:52

VLEN sot përmes një kumtese thonë se fundit i BDI-së po vjen dhe kjo shihet në tentimin e tyre për bojkotimin e zgjedhjeve lokale.

“BDI, e cila vazhdimisht flet në emër të luftës, tashmë i ka shpallur luftë vetvetes deri në shkatërrim të plotë. Mbrëmë, eksponentë të lartë të kësaj partie vajtonin publikisht për Besnik Eminin, por brenda natës e mbyllën tendën e tyre sapo në media doli dokumenti që tregon se ai kishte qenë pjesë e armatës që luftoi kundër UÇK-së.

A mund të jetë rastësi që Besnik Emini, pjesë e Armatës së Maqedonisë gjatë vitit 2001, u gradua në gjeneral pikërisht nga BDI? Jo, sepse gjithçka që ka bërë kjo parti në këto 20 vjet ka qenë në kurriz të shqiptarëve!

Çfarë e lidh BDI-në me Besnik Eminin? Pse eksponentët e saj derdhën lot për të? A ishte ky një pazar i zakonshëm për të mbajtur pushtetin?

Këto nuk janë pyetje të rastësishme. Fundi i BDI-së po vjen dhe ata po e ndjejnë. Frika e tyre është aq e madhe sa tashmë hapur deklarojnë se nuk kanë guxim të garojnë në zgjedhjet lokale. Po tentojnë t’i shmangen përballjes me qytetarët duke luajtur me skenare bojkoti dhe destabilizimi, sepse nuk mund të përballojnë humbjen e turpshme që i pret”, thonë nga VLEN.

Nga VLEN shtojnë se ata u mbajtën në pushtet me manipulime, gënjeshtra dhe mashtrime, ne përmes demaskimit i dëbuam nga pushteti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit