Tubi i ujësjellësit në Elbasan mes rrugës së pashtruar të fshatit, i lidhur me ngjitëse plastike

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 07.03.2025, 12:47

Banorë të Lleshanit në Elbasan denoncuan sot gjendjen skandaloze të ujësjellësit, tubat plastikë të të cilit kalojnë mes rrugës së shkatërruar të fshatit dhe mbahen vetëm me ngjitëse plastike.

Ata shtojnë se linja e furnizimit është në gjendje të shkatërruar prej dy vjetësh teksa vendasit duhet të njoftojnë vazhdimisht punonjësit e ujësjellësit por çuditërisht asnjë ndërhyrje nuk bëhet prej tyre.

Nuk dihen arsyet e refuzimit të autoriteteve për të vepruar në riparimin e ujësjellësit të fshatit që paguan rregullisht faturat, edhe pse ndërhyrja është relativisht e vogël dhe kjo gjendje mban në frikë banorët për furnizimin e tyre me ujë.

Kjo situatë ka krijuar një ndjenjë të madhe frustrimi dhe shqetësimi tek banorët e fshatit, të cilët kërkojnë ndërhyrje urgjente për përmirësimin e kushteve të jetesës. Ata kërkojnë që autoritetet përkatëse të marrin masa të menjëhershme për riparimin e ujësjellësit dhe për shtrimin e rrugës, në mënyrë që të përmirësohet cilësia e jetës dhe të sigurohet një furnizim i qëndrueshëm dhe i sigurt me ujë të pijshëm.

Raportimi i qytetarit:

Kemi njoftuar puntorin e ujesjellesit na thot qe i kam njoftuar po nuk kan ber asnje ndërhyrje E gjith linja esht e shkaterruar qe 2 vjet. Nuk kan ber akoma asnje nderhyrje thjesht i kan lidh me plasmas”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit