Rrok Gjoka ka mbushur xhepat me lekët e shqiptarëve, Rruga e Arbrit me arna

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 07.03.2025, 11:27

Qytetarë të shqetësuar kanë denoncuar sot në redaksi punime skandaloze të asfaltit të ri në disa segmente të Rrugës së Arbrit, që hedhin dyshime mbi standardet e ndërtimeve dhe koncesioneve të qeverisë shqiptare.

Në pamjet e dërguara në redaksi nga segmentet në hyrje të Peshkopisë, dhe më pas në dalje të Bulqizes deri në hyrje të Shupenzes, shihen kuadratë të prerë barbarisht në mes të rrugës dhe arnosje të asfaltit të ri, që me siguri dëmtojnë stabilitetin e rrugës dhe shpejt mund të kthehen në burim aksidentesh ose në rastin më të keq tragjedi.

Ndërtuesi Rrok Gjoka është mes oligarkëve që kanë përfituar miliarda nga koncesionet e qeverisë qeveritare teksa kostot e Rrugës së Arbrit deri më tani janë mbi 370 Milionë € që jepen si pa të keq nga qeveria për klientët e saj.

Qytetarët raportojnë se kjo gjendje zgjat për disa kilometra të asfaltit dhe për fat të keq dëshmon mungesë profesionalizmi dhe përgjegjësie për sigurinë e qytetarëve.

Ky duket se është rezultati i vrazhdë aferave korruptive me koncesionet që janë denoncuar shpesh në mediat shqiptare, por qeveria nuk duket se do t’ia dijë për ankesat dhe dëmet në infrastrukturë që vijnë si pasojë e korrupsionit.

Qytetarët shpresojnë që denoncimet e vazhdueshme të sjellin ndërgjegjësim mes zyrtarëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre, për të hequr dorë nga abuzimet që dëmtojnë tërthorazi cilësinë e punimeve dhe shërbimeve publike.

Denoncimi:

“Pershendetje JOQ, desha te denoncoj abuzimet qe behen me rrugen e Arbrit nqs ke mundesi, po te dergoj video ku pa mbaruar asfaltin I bejn riparime, Aksi ne hyrje te qytetit te Peshkopise kam derguar edhe lokacionet ku ndodhen ne foto , pastaj eshte aksi po ne rrugen e arbrit ne dalje te Bulqizes deri te rruga ne hyrje te qytetit te Shupenzes (hotel Selami) rruga eshte nje tmerr e shkaterruar, flasim per disa kilometra rruge”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit