Kjo është Shkodra! Të fortët bëjnë ligjin, përplasen me policët e rinj vetëm se u gjobitën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.03.2025, 12:54

Një incident shqetësues ka ndodhur në qendër të qytetit të Shkodrës, ku dy policë të rinj në moshë kanë pasur një përballje me dy qytetarë gjatë një kontrolli të zakonshëm trafiku.

Sipas dëshmitarëve, policët kishin gjobitur një automjet që ishte parkuar në mes të rrugës por kur shoferi dhe pasagjeri panë gjobën situata ka eskaluar.

Ata kanë grisur fletën e gjobës, janë përplasur me policinë duke u bërtitur, ndërkohë që qytetarët kalimtarë mbetën të habitur nga kjo skenë.

Dëshmitarët thonë se ky incident tregon për sfidat dhe tensionet që shpesh përballen autoritetet në Shkodër, ku ndikimi i "të fortëve" është i pranishëm.

Ngjarja ka sjellë shqetësime për qytetarët, të cilët shpresojnë se do të merren masa më të qarta për të parandaluar incidente të tilla dhe për të mbrojtur integritetin e punës së forcave të rendit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit