Shembet ura në Belgjikë, katër persona të lënduar

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 06.03.2025, 20:12

Është shembur pjesërisht një urë autostrade në Belgjikën perëndimore, duke plagosur katër persona, njëri prej tyre rëndë, raportuan shërbimet e shpëtimit.

Aksidenti ndodhi në autostradën E42, mbi një kanal pranë komunës La Louvière, afër Monsit.

Ura ishte planifikuar për t'u prishur dhe ishte mbyllur për qarkullim. Në momentin e shembjes, disa vinça ndodheshin mbi të dhe ranë, me një prej tyre që përfundoi mbi një maune poshtë. Sipas agjencisë belge Belga, në kantierin e ndërtimit ndodheshin dymbëdhjetë punëtorë në momentin e aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit