Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u shfaq dje në Fox News me një kryq të bërë me hi në ballë, duke tërhequr vëmendjen e shikuesve. Simboli i kryqit është pjesë e traditës së “të mërkurës së hirit” në besimin e krishterë, e cila simbolizon pendesën dhe përkushtimin ndaj një jete të re shpirtërore.
Rubio, i cili ka pasur një histori të larmishme fetare – nga katolicizmi në mormonizëm dhe më pas në kishën ungjillore – ka ruajtur lidhjet me besimin e tij të krishterë.
Gjatë intervistës, Rubio foli për përpjekjet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Ai theksoi se Shtëpia e Bardhë po zhvillon diplomaci aktive me Rusinë dhe Ukrainën për të gjetur një zgjidhje që mund të ndalojë humbjet njerëzore dhe financiare të konfliktit.