Mbill kanabis, korr pushtet, Rama cakton 10 zonat ku do të lejohet kultivimi

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 06.03.2025, 18:23

Me afrimin e zgjedhjeve, qeveria po shpejton procesin e mbjelljes së kanabisit.

Në mbledhjen e sotme, ekzekutivi caktoi dhjetë zona kadastrale ku do të lejohet kultivimi, të cilat nuk u bënë publike. Ndërsa ministrja e bujqësisë, Anila Denaj, siguroi se mbjellja nuk do të prekë tokat bujqësore.

Në një përpjekje për ta paraqitur këtë si një proces të rregullt dhe të studiuar, Denaj theksoi se zonat janë zgjedhur me kujdes, larg qendrave të banuara dhe shkollave. Meqenëse kriteret janë vendosur “me kujdes”, siç u shpreh ministrja, mbetet të shihet kush do të ketë fatin të korrë përfitimet e kësaj skeme të re “bujqësore”.

Përveç kësaj, qeveria miratoi dhe një fond prej 44 milionë eurosh për subvencione bujqësore dhe vendosi të ngrejë Bankën Shqiptare të Zhvillimit, e cila do të financojë sektorin e bujqësisë. Në këtë atmosferë premtimesh dhe investimesh, mbetet të presim nëse do të korrim më shumë vota apo bimë në zgjedhjet e 11 majit.

“Janë 10 zona kadastrale që janë përcaktuar në bazë të studimi dhe janë të mirë përcaktuara, dhe njëkohësisht në gjithë bashkërendimin e veprimeve, besoj që të gjithë udhëzuesit do ta përcaktojnë më së miri se si do vijojë procesi. Janë të gjithë Shqipërinë, por ka një kriter të domosdoshëm, janë të përjashtuar të gjitha zonat me intensitet të lartë bujqësore. Janë zona bujqësore , që janë jashtë vëmendjes të zhvillimit aktual të bujqësisë intensive, dhe me një distancë nga shkollat, vendet e banuara, dhe gati 3 kilometra në distance ku bletaria sot zhvillohet”, u shpreh Denaj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit