Abonentë të zhgënjyer kanë denoncuar sot kompaninë celulare One.al për rritje abuzive të çmimit të ofertave mujore, duke provokuar klientët për të zhvatur çdo qindarkë prej tyre.
Klienti denoncues shpjegon se prej muajsh kompania rrit çmimin e paketës mujore deri sa e bën atë të papërballueshëm, dhe më tej kur shikon që abonenti nuk paguan më, atëherë nis të ofrojë ulje për ta rikthyer të paguajë, dhe më pas loja e pisët përsëritet.
Ofertat e thjeshta mujore që 4-5 muaj më parë kushtonin 600-700 lekë, duke u rritur gradualisht tashmë arrijnë në 1100-1200 lekë duke shtrënguar në maksimum financat e qytetarëve.
Këto praktika të stilit grabitës aplikohen lirshëm nga kompanitë celulare edhe pse të hetuara shpesh për monopol, por duket qartë se auditimet nuk kanë pasur asnjë efekt në sjelljen e tyre ilegale.
Denoncimet dhe ndërgjegjësimi publik mbeten e vetmja mënyrë për të bindur drejtuesit egoistë të kompanive të heqin dorë nga abuzimi me klientët.
Qytetari shkruan:
“Mirdita JOQ, ju lutem si ka mundsi qe kto kompanit one.al rrisin cmimet cdo muaj sipas qejfit , duket se nuk pyesin asnjeri, as konsumator as shtet por vetem shikiojn sa mund te vjedhin prej njerzve duke i provokuar me rritje tvazhdueshme per te par sa i mban kurrizi. Oferta ime mujore ka qen 600, 700 leke para 5-6 muajsh, keta hajdut e rrisin cdo muaj nga njemij-dymij lek, tani me thon esht 11 mij lek oferta mujore, kjo me minuta qe perdor un, cfar logjike ka kjo?Falemnderit”