Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të enjte pranë zonës së Shkëmbit të Kavajës në Durrës, ku një autoambulancë është përplasur me një tjetër automjet dhe më pas është përmbysur në mes të rrugës.
3 njerëz kanë mbetur të lënduar nga aksidenti i ambulancës që mësohet se po vinte nga Berati dhe transportonte një 65-vjeçar në drejtim të Tiranës.
Pacienti shoqërohej nga bashkëshortja e tij. Si pasojë e aksidentit mësohet se kanë mbetur të lënduar 65-vjeçari, bashkëshortja e tij dhe një infermiere, ndërsa shoferi i ambulancës ka shpëtuar pa lëndime.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.