Darëzeza e Ballukut dhe e banorëve të zonës dy realitete të ndryshme

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 06.03.2025, 14:09

Ditën e sotme, ministrja Belinda Balluku ka publikuar një postim në rrjetet sociale duke promovuar bukuritë natyrore të Darëzezës dhe plazhin e kësaj zone. Por një denoncim i mbërritur në redaksinë tonë “çjerr” këtë propagandë dhe tregon një tjetër realitet për infrastrukturën në këtë zonë turistike.

Sipas denoncuesit, rruga që lidh plazhin e Darëzezës me fshatin më të afërt ndodhet në gjendje të mjerueshme dhe prej vitesh nuk është ndërhyrë për ta rregulluar.

Bëhet fjalë për një segment rreth 1 kilometër të gjatë, i cili është pothuajse i pakalueshëm, veçanërisht pas reshjeve të shiut. Sipas qytetarit, e vetmja ndërhyrje e bërë është hedhja e disa gurëve në fillim të sezonit turistik, por kjo nuk ka sjellë një zgjidhje të qëndrueshme për infrastrukturën e zonës.

Denoncimi thekson se kjo rrugë është jetike për banorët dhe për turistët që duan të vizitojnë plazhin e Darëzezës, por mungesa e investimeve e ka kthyer atë në një pengesë serioze për zhvillimin e turizmit.

Pavarësisht ankesave të bëra pranë institucioneve vendore, deri më tani nuk është marrë asnjë masë konkrete për përmirësimin e saj.

Mesazhi i plotë:

Pershendetie si kaluat kam nje denoncim po ashu dhe nje shqetsim neshte nje rruge 1kilometer ne zonen e fierit ,darzez piesa qe te cone ane detit nuk eshte vene dore prei shum vitesh dhe tani eshte bere pothuaise e pakalushme mund ta publikpni. Kjo rruga eshte nje pies rruge qe lithe plazhin me fshatin me te afert po eshte e pa prekur ne vite pervec kur hapet sezoni i hedhin pake gura dhe me renien e pak shiu behet per ibret eshte bere ankesa ne bashi po kryetari nuk ka vene dore hic ju lutem publikoheni dhe ishalla ndryshoin dicka Po per te kaluar dhe per te vaitur te ai plazh duhet te kalosh te kjo rruge qe nuk plotson standart per turizem .

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit