Florian Dushi emërohet nënkryetar i Prishtinës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07.03.2025, 10:34

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, njoftoi sot se ka emëruar Florian Dushin në pozitën e nënkryetarit të Prishtinës.

Në një postim në Facebook, Kryetari Rama përmendi kontributin e Florian Dushit në shërbim të qytetit duke shprehur besimin se ai do të vazhdojë të japë një ndikim të madh në rolin e ri.

Dushi do të ketë përgjegjësinë për sektorë kyç të administratës lokale.

“Kontributi i tij i jashtëzakonshëm ka qenë i padiskutueshëm dhe jam i bindur se do të vazhdojë të jetë i tillë edhe në pozitën e re, ku perfshihen edhe sektorët kyç si Inspektoriati, Shërbimet Publike, Zyra Ligjore dhe Administrata”.

Florian Dushi do të fillojë detyrën menjëherë pas përmbylljes së procesit zgjedhor qendror.

“Ky vendim është pjesë e strategjisë tonë për të forcuar ekipet tona dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për Kryeqytetin” shkroi Rama.

Dushi paraprakisht kishte postin e drejtorit të Inspektoratit në Komunë të Prishtinës.

Ky vendim i Ramës erdhi pasi nënkryetari aktual, Alban Zogaj ka arritur të sigurojë votat për deputet në Kuvendin e Kosovës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit