Sot në mbledhjen e qeverisë ministrat kanë avancuar me planin për mbylljen e platformës TikTok.
Duke pretenduar se ka bërë “konsultime me prindërit” ministrja e arsimit, Ogerta Manastirliu, tha se ka nisur komunikimet me platformën për mbylljen për një periudhë 12 mujore.
Por kritikët e vendimit dhe grupe opozitare thanë se në të vërtetë mbyllja e rrjetit të përdorur nga mbi 1 milionë shqiptarë, bëhet për të censuruar informacionin dhe denoncimet qytetare që vijnë prej tij.
Më pak se dy muaj para zgedhjeve të përgjithshme, vendimi i qeverisë për të mbyllur platformën duket qartë se është një veprim i dëshpëruar për të fshehur tentativat e mundshme për manipulime e blerje vote, si dhe të vërteta të tjera që janë denoncuar shpesh në këtë rrjet.
Zyrtarët thonë se masa vjen për të mbrojtur fëmijët, por kritikët me të drejtë dyshojnë se mbyllja po bëhet për të fshehur korrupsionin e tyre.
Mes të tjerash, ministrja e arsimit e komunikimeve Manastirliu, tha:
“Kemi marrë vendimin për shmangien e masave të përkohshme për shkak të vendimeve negative të platformës TikTok. Ne kemi zhvilluar një seri të gjerë konsultimesh me prindërit për efektet negative që mund të sjellin te fëmijët. Kufizim aksesi për një periudhë 12 mujore që do na lejojnë kohën për marrjen e masave në bashkërendim me përfaqësuesit e TikTok. Është vendim që ka në fokus interesin e fëmijëve, të rinjve”.