Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe në Prekaz për nder të Ditës së Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Ai kujtoi sakrificat e familjes Jashari dhe të gjithë luftëtarëve që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Derisa ka qenë duke qëndruar përpara kullës së Jasharajve, dikush nga të pranishmit është dëgjuar që ka brohoritur emrin e Partisë Demokratike të Kosovës.
Megjithatë Kurti s’ka reaguar fare.
Video nga minuta 2:22