Aksidentet në punë gjatë 2024: 177 raste, ndërtimi në krye, më pas minierat

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 06.03.2025, 12:07

Në vitin 2024, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore raportoi gjithsej 177 aksidente në vendin e punës. Nga këto, të paktën 33 persona humbën jetën.

Sipas të dhënave zyrtare, sektori i ndërtimit dhe ai i minierave mbeten më problematikët. Ndërtimi është sektori me nivelin më të lartë të rrezikut, duke përfaqësuar 24% të aksidenteve. Ky nivel i lartë lidhet me zhvillimin e shpejtë të sektorit, ku gjatë vitit 2024 u dhanë 1,019 leje ndërtimi, sipas INSTAT. Edhe pse Inspektorati ka rritur kontrollet, aksidentet vijojnë të mbeten një sfidë. Për këtë arsye, theksohet nevoja për forcimin e masave të sigurisë, përmirësimin e rolit të Koordinatorit të Sigurisë dhe zbatimin korrekt të ligjit nga punëdhënësit.

Sektori i minierave dhe karierave përbën 18% të aksidenteve dhe mbetet një nga sektorët me rrezikun më të lartë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit