Punonjës të arsimit kanë denoncuar sot vonesat e vazhdueshme të rrogave të tyre me ditë të tëra pas fillimit të muajit, në një fenomen të përçmuar që vështirëson edhe më shumë gjendjen e vështirë ekonomike e familjare.
Mësuesit bëjnë me faj bankat për vonesat, të cilat bllokojnë pagesat deri një javë pas fillimit të muajit, megjithëse familjet mezi presin rrogën e tyre për të mbuluar shpenzimet e jetesës.
Vonesa e rrogave pas datës së caktuar i shtohet problemeve financiare të qytetarëve shqiptarë, e nxitur nga punëdhënës abuzivë por tashmë edhe shtetërorë, që neglizhojnë detyrimet ndaj punonjësve që duhet të paguajnë faturat dhe të kryejnë shpenzimet familjare.
Përveç mësuesve dhe stafit arsimor, problemi i rrogave me vonesë është denoncuar gjithashtu nga policë, doktorë e infermierë, të cilët bëjnë thirrje për heqjen dorë nga këto praktika abuzive që u vështirësojnë jetën.
Denoncimi:
“Pershendetje JOQ, nje fenomen ktej nga pagesat e Arsimit. Dt 5 sot dhe akoma nuk eshte hedhur rroga. Asnje nga bankat deri me tani nuk i ka nxjerr pagesat e mësuesve! Eshte e disata here qe na ndodh kjo gje. E pa mundur te marrim leket deri me dt 7. Pse Banka duhet te xhiroj leket tona kaq shume, kur te mendosh qe ka familje qe mezi e pret ate. Ju lutem posto!”