Banorë në afërsi të burgut të minorenëve në Kavajë janë ankuar sot në redaksi për mbeturinat e neglizhuara të institucionit që janë akumuluar pranë koshëve të qytetit.
Pamjet e dërguara tregojnë mbeturinat nga që zënë një sipërfaqe të gjerë jashtë koshëve dhe duke u ngacmuar nga kafshët, shtojnë papastërtinë dhe rrezikun e sëmundjeve.
Vendasit bëjnë gjithashtu me faj punonjëset e pastrimit të burgut që nuk tregojnë kujdes në depozitimin e mbeturinave dhe kërkojnë që autoritetet të vënë para përgjegjësisë shkaktarët e gjendjes.
Instituti i të Miturve Kavajë është ndërtuar me fondet e Bashkimit Evropian në tetor të vitit 2009.
Denoncimi:
“Sanitaret e burgut minoren te Kavajes e kan kthyer vendin e plehrave ne nje burim infeksioni per banoret duke i hedhur plehrat poshte .Ju lutem merni masa.”