Banorë të Velagoshtit kanë protestuar sot para bashkisë së Kuçovës kundër refuzimit të zyrtarëve për shtrimin e rrugës, megjithëse fshati është nga prodhuesit më të mëdhenj të ullinjve në qarkun e Beratit.
Vendasit kanë apeluar disa herë për shtrimin e rrugës 2km të gjatë por kanë gjetur vetëm neglizhencën e përsëritur të qeveritarëve, që po shkatërron ekonominë e tyre dhe po detyron njerëzit të braktisin fshatin.
Denoncuesit thonë se dhe në protestën e sotme kryetari i bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari nuk doli fare të komunikonte me ta por kishte sjellë dhjetra policë para hyrjes së bashkisë për “t’u mbrojtur” nga zgjedhësit taksapagues.
Vendasit thonë se politikanët i kanë gënjyer vazhdimisht me premtime boshe dhe rruga ka mbetur e shkatërruar, çka ka sjellë prishjen e prodhimit të tyre të rëndësishëm ushqimor.
Gjithashtu ata akuzojnë se qëllimisht po nxitet largimi i njerëzve nga fshati duke u refuzuar infrastrukturën minimale rrugore, nga zyrtarët që çuditërisht në vend të ndihmojnë, duket se pengojnë zhvillimin dhe rritjen e prodhimeve ushqimore vendase.
Denoncimi:
“Jam nga fshati Velagosht i Bashkise Kuçovë. Dua te ndaj nje problem qe na shqeteson gjith kohen. Sot ne Bashkine Kuçove, banoret e fshatit Velagosht organizuan nje proteste per arsyen e rruges. Dhe nuk eshte hera e pare qe ne bejme protesta per kete arsye, por kryetari i Bashkise z.Kreshnik Hajdari prap nuk doli qe te na jepte nje arsye pse rruga nuk asfaltohet e te na shpjegonte pse nuk bejne asgje."
"Rruga eshte bere katastrofe madje as cakull nuk kan hedh. Kan ardh edhe gazetare nga televizione te ndryshem per te dhene intervista me banoret e fshatit por asgje nuk eshte bere. Gjat shirave qe kan rene rruga eshte ber e pakalueshme dhe eshte problem per te gjith banoret.
"Fshati eshte nje nga prodhuesit me te medhenj te ullinjeve ne Qarkun e Beratit dhe transporti per te esht tejet i veshtire. As ne nuk e transportojme dot as fabrikat ose tregetaret nuk vine te marrin prodhimin per shkak te rruges.
"Rruga esht 2km dhe ata skan ber asnje investim. Madje sot ne proteste shkuam per te kerkuar kryetarin ber te biseduar, nderkoh ai ishte fshehur dhe kish nxjer shume police.
"Eshte qesharake sepse ne proteste kishte me shume police sesa banore te fshatit. Thjeshte duam te behet pak drejtesi edhe per ne vetem ate rruge po kerkojme, sepse ne jemi taksapagues e smeritojme kete gje, eshte 2025 e asnje ndryshim ska ndodh.
"Na kan ber shum premtime por te gjitha kan qe boshe. Kerkojm ga z.Kreshnik Hajdari te bej dicka me ate fshat sepse dita dites ai po braktiset dhe shkaku kryesor per kte eshte vetem “rruga e shkaterruar”. Ju lutem pastojeni ket! Faleminderit!”