Trupi i pajetë i një personi gjendet në Rrugën e Kombit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.03.2025, 10:08

Trupi i pajetë i një personi është gjetur mëngjesin e kësaj të enjteje nga punonjësit e mirëmbajtjes së rrugëve në kryqëzimin e Rrugës së Kombit, në pikën ku ndahet aksi drejt Lezhës.

Punonjësit kanë konstatuar viktimën gjatë pastrimit të rrugës dhe kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Trupi i pajetë u gjet pranë trafikndarësve dhe pas mbërritjes së policisë, janë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Dyshimet e para janë se viktima mund të ketë humbur jetën si pasojë e përplasjes nga automjetet, por gjithsesi do të pritet kryerja e autopsisë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes dhe për të identifikuar viktimën.

Hetimet vijojnë për të zbuluar rrethanat e ngjarjes dhe mundësitë për identifikimin e personit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit